Analisti boshnjak: Edhe BE-ja edhe ShBA-ja e kanë zhgënjyer Kosovën në dialog

Analisti boshnjak: Edhe BE-ja edhe ShBA-ja e kanë zhgënjyer Kosovën në dialog

18:05, 02/07/2020

Analisti boshnjak Jasmin Mujanovic në një artikull të publikuar në BIRN ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe veprimet e Brukselit dhe Washingtonit përgjatë procesit.

“Duke gjykuar nga ngjarjet e javës së fundit, Brukseli dhe Washingtoni janë, nëse asgjë tjetër, duke ia minuar përpjekjet diplomatike njëri tjetrit në rajon. Kjo është sa reflektim i ndasisë që ekziston mes Prishtinës e Beogradit, aq edhe i lidhjes që po zbehet të SHBA-së dhe BE-së dhe arkitekturës së gjerë të rendit atlantik”, ka shkruar Mujanovic.

Mujanovic konsideron se edhe pse takimi thirrur nga Richard Grenell në Washington që do të mbahej më 27 qershor dështoi, politika e Brukselit karshi dialogut në dekadën e fundit ka qenë bërllok.

Mujanovic ka shkruar se Kosova është në luhajë politike. Sipas tij, skena politike në Kosovë është më vibrante sesa në Serbi dhe i mungon kohezioni i regjimit autokratik të Vuciqit. Sidoqoftë, Mujanovic beson se tani për tani situata në Kosovë është kaotike.

“Situata në Kosovë është kaotike, e madje mund të karakterizohet si krizë e legjitimitetit, pasi që është e vështirë të imagjinohet ndonjë qeveri në të ardhmen e afërt që do ta ketë mandatin e nevojshëm për ta nënshkruar një marrëveshje obliguese me Beogradin”, shkruan tutje Mujanovic.

Duke theksuar faktin që pas triumfit të Vuciqit në zgjedhjet e fundit në Serbi, kjo e fundit tashmë as nuk ka opozitë institucionale funksionale, Mujanovic ka deklaruar se një gjë e tillë çon drejt rritjes së trendit anti-demokratik atje, ku bashkë me regjimin e tyre në Bosnjë Serbia bëhet entiteti me regjimin më autoritar në Ballkanin Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco