Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi/Profesionistët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi/Profesionistët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë

17:38, 02/07/2020

Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit, shkruan Syri.net Kosova.

"Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbot", thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Osmani tha pas nënshkrimit se ky memorandum është vullnet i dyanshëm në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ka për synim rritjen e transparencës në përzgjedhjen e personave në pozitat udhëheqëse në borde dhe agjenci të pavarura.

“Pozita e parapara janë në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës ku trupat e tyre udhëheqëse dhe menaxheriale zgjidhen nga Kuvendi dhe disa që iniciohen nga Qeveria, por që lista finale votohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Osmani.

Sipas saj, profesionistët duhet të përzgjidhen në bazë të meritokracisë.

Njoftimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco