Ministrja e Jashtme takon koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë

Ministrja e Jashtme takon koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë

17:07, 02/07/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, tha të enjten se mbrojtja e të drejtave të njeriut, fuqizimi i rolit të të rinjve dhe gruas në shoqëri, si dhe  projektet e shumta në edukim, me përfshirjeedhe të komuniteteve, e kanë bërë UNDP-në partnere të rëndësishme në ndërtimin e Kosovës.

Ministrja e Jashtme i bëri këto komente në takimin që zhvilloi me koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, znj. Ulrika Richardson. 

“Sot pata kënaqësinë të shpreh falënderimin tim dhe të Institucioneve të vendit për gjithë këtë angazhim të UNDP-së, konkretisht të koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë znj. Ulrika Richardson”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Në këtë takim, Ministrja Haradinaj Stublla shprehu përkushtimin e Ministrisë që drejton për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të avancuar me projekte të përbashkëta nga fondi i besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve të Kosovës dhe rrugës politike e diplomatike të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco