Hoti: Dialogun e udhëheq unë, për çdo zhvillim i raportoj Kuvendit

Hoti: Dialogun e udhëheq unë, për çdo zhvillim i raportoj Kuvendit

16:33, 02/07/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sot sërish për procesin e dialogut me Serbinë, që pritet të rinisë gjatë këtij muaji.

Para mediave, Hoti ka thënë se Këshilli i Ekspertëve i formuar dje, do ta mbështes profesionalisht qeverinë në procesin e dialogut.

“E kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve që është brenda Zyrës së Kryeministrit që do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

Hoti nuk e ka lënë pa përmendur as kompetencat kushtetuese në dialog. Ka thënë se ky proces udhëhiqet nga ai, dhe se për çdo zhvillim ai do t’i raportojë Kuvendit.

“Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të  dialogut,  i cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve  dhe komunikimi me Kuvendin, unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, ka shtuar kryeministri.

Ndryshe, BE tashmë e ka qartësuar se korriku do të jetë muaji kur edhe do të rinisë dialogu mes dy shteteve.

Ndërkaq, ndonëse ishte paralajmëruar, SHBA-të nuk e kanë caktuar ende datën e një takimi të radhës në Uashington, pas dështimit të të parit, që planifikohej të mbahej më 27 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco