MPJD apel mërgimtarëve: Bëni kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi

MPJD apel mërgimtarëve: Bëni kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi

16:18, 02/07/2020

Me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë transitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Serbisë.

E për këtë, MPJD, ka kërkuar që bashkatdhetarët tanë t’i shmangen rrugëve nga Serbia, për shkak siç thuhet në komunikatë, sjelljeve të papërgjegjshme të Serbisë.

“Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco