Abott: Institucioneve të Kosovës iu nevojitet rekrutimi profesional

Abott: Institucioneve të Kosovës iu nevojitet rekrutimi profesional

16:15, 02/07/2020

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ambasadën britanike për pozitat e larta drejtuese.

Ambasadori Nicholas Abott tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte kërkesa e parë e kryeministrit që kishte ndaj tij dhe ka thënë se institucionet e Kosovës kanë nevojë për rekrutim profesional.

“Përvoja e kaluar tregon që rekrutimet profesionale dhe transparente vazhdojnë të mbesin sfidë për Kosovën dhe institucionet e saj. Inkurajoj të gjithë qytetarët të cilët kanë përgatitje profesionale dhe plotësojnë kushtet të aplikojnë. Raportet e auditorit janë shenja të mjaftueshme qe institucionet kanë nevojë për rekrutimin profesional”, tha Abbotti.

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti është zotuar se procesi i rekrutimit do të jetë transparent.

“Jemi zotuar të sigurojmë dy gjëra gjatë këtij procesi të rekrutimit. E para transparencë të plotë dhe konkurueshmëri. Ne do të kujdesemi bashkë që kjo marrëveshje të zbatohet pikë për pikë. Unë jam i bindur që do të arrijmë që të fusim brenda njerëzit më meritor. prej nesër e fillojmë procesin e rekrutimi. Nëse ka një argument ligjor që dikush është emëruar në kundërshtim me ligjin unë e marrë përgjegjësinë”, tha Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco