Hykmete Bajrami tregon se a ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit

Hykmete Bajrami tregon se a ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit

09:08, 02/07/2020

Anëtarja e kryesisë së LDK-së dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar se ka abstenuar në votimin për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozicionet e LDK-së.

Osmani është shkarkuar nga posti i nënkryetares së LDK-së dhe nga Kryesia.

“Unë kam votuar, dhe votat janë në LDK. Ka qenë vendim i organeve të partisë, jo vendim i imi personal. Po dua ta shfrytëzoj të drejtën time për të mos komentuar këtë. Nuk besoj se as znj. Osmani e as unë të pranojmë që të jemi viktima për shkak të gjinisë. Vendimet e tilla besoj se do t’i vlerësojnë qytetarët dhe do i vlerësojë historia. Unë e kam dhënë votën. Unë po ju tregoj se kam abstenuar”, ka thënë Bajrami në Interaktiv të KTV-së.

Ajo ka folur edhe për numrin e zëvendësministrave të emëruar, që janë në total 46.

“Në Ministrinë time janë 3 zëvendësministra, është Agim Krasniqi nga LDK, kam një të AAK-së dhe një zëvendësministre nga minoriteti serb. Janë sigurisht formula të koalicionit qeverisës, gjithmonë për të arritur një marrëveshje të koalicionit dhe për të mbajtur atë në periudha të caktuara duhet të bëhen kompromise, ndoshta kjo i është kërkuar LDK-së. Por, besoj se përgjigjen e saktë se qysh ka ardhë deri në 46 numri i zëvendësministrave mund ta japë kryeministri ose Zyra e Kryeministrit”, ka thënë ajo, transmeton Koha. Tutje ajo ka thënë se duhet të aprovohet Ligji për Qeverinë, që shpresojnë ta bëjnë së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco