Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

13:50, 01/07/2020 Nga B.T

Situata politike në vendin tonë është rënduar tej mase, pasi që me 24 qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar informoi me me 24 prill ia ka paraqitur Dhomave të Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti Hashim Thaçi,  kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh.

Por edhe përkundër kërkesave dhe pritjeve për dorëheqjen e presidentit Thaç, një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur pasi që aktakuza është duke u shqyrtuar për të vendosur nëse do t’i konfirmohen akuzat.

E në rast të konfirmimit të aktkauzës, presidenti mund të jap dorëheqje dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E për zgjedhje janë  vetëm subjekti më i madh politik në vend Lëvizja Vetëvendosje, por pas kësaj situate mund të ndërroi edhe qëndrimi edhe i subjekteve tjera.

Për momentin nuk ka konsensus as në Parlament e as ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës e as konsensus ndërqytetarë dhe pritet  shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

"Pas aprovimit eventual të aktpadisë së prokurorit special nga ana e gjykatësit të lëndës atëherë edhe Kadri Veseli edhe Hashim Thaqi, duhet të japin dorëheqje dhe do të kemi zgjedhje edhe për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe të presidentit të Republikës së Kosovës, tha analisti Ramush Tahiri, për "Syri.net". 

Ai shtoi se është synimi që në këto funksione të zgjidhen figura të larta dhe të respektueshme të PDK-së, por që janë të pranueshme edhe për opinionin e gjerë.

"Për momentin nuk ka konsensus as në Parlament e as ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës e as konsensus ndërqytetarë. Në kushtet e krijuara duket si zgjidhje e pashmangshme mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sepse në parlament duhet me qenë prezent se paku 80 deputetë kur votohet për kandidatët për president, gjë që tash është e pamundur, ashtu sikur duket e pamundur të zgjidhet një president jasht PDK-së", tha Tahiri.

Sipas tij ndërsa zgjedhjet e reja sjellin kuvend të ri, qeveri të re dhe president të ri dhe kjo garniturë e re udhëheqësve do t'i udhëheqë dhe do t'i përfundoj bisedimet me Serbinë.

"Ekziston mundësia reale që policija e EULEX-it, të arrestoj brenda ditës Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe nëntë antarët e Shtabit të Përgjthshëm të UÇK-së duke përfshirë edhe Fatmir Limën në momentin që gjykata e pranon apo e vërteton propozim aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe tash si të akuzuar të dërgohen në Hagë, duke qenë të disponueshëm fizik për procesin e hetimit e të gjykimit", tha analisti Ramush Tahiri.

Sipas tij kjo kuptohet që do të ndikoj në ndërlikushmërinë e gjendjes në Kosovë.

Ai shtoi se tash po flitet se për presidente do të propozohet Vlora Çitaku, ndërsa për kryetar të PDK-së Hajredin Kuçi. Ndërkaq për tu realizuar ky synim është i nevojshëm bashkëpunimi PDK e LDK në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme dhe vonesat dhe të panjohurat që sjellë procesi jasht vendimarrjes në kuvend.

Edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, tha për "Syri.net", se kërkesa e tyre për zgjedhje tashmë është e hapur aq sa edhe e argumentuar. 

"Nevoja për zgjedhje është derivat i mocionit të mosbesimit të 25 marsit, para se gjithash. Zgjedhjet janë po ashtu kërkesë dhe nevojë e përsëritur për aq kohë sa kemi një qeveri ilegale dhe jolegjitime", tha zëdhënësi i LVV-së.

Zyrtarë nga PDK-ja, thonë për "Syri.net", se Kosova ka president me mandat të plotë. Ata thonë se nuk mund të paragjykojnë e përgjigjen në pyetje hipotetike dhe kur vjen  ai moment do të japin përgjigje konkrete.

Nga ana tjetër "Syri.net", ka kërkuar përgjigje se a kanë partitë konsesnsus për president të ri pa shkuar në zgjedhje, LDK-ja  e AAK-ja, por të cilat nuk janë përgjigjur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco