Antikushtetuese po cilësohet ndikimi i  Presidentit në votën e deputetit Haxhi Shala

Antikushtetuese po cilësohet ndikimi i Presidentit në votën e deputetit Haxhi Shala

21:09, 05/06/2020

Për formimin e Qeverisë Hoti, Presidenti Thaçi po kritikohet se i ka tejkaluar kompetencat e tij pasi ky i fundit po mendohet se ka bindur një deputet të votojë qeverinë e re.

Nga shoqëria civile këtë veprim e kanë konsideruar antikushtetues. Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se po shqyrtojnë që rastin ta dërgojnë në Kushtetuese.

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë në “Debat Plus” se vizita e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt ishte vendimtare për ta dhënë votën e tij në favor të qeverisë së re.

Këto veprime të Presidentit kanë nxitur reagime nga anëtarët e shoqërisë civile, që po e konsiderojnë si antikushtetues ndikimin e Thaçit në këtë drejtim.

Grupi për Studime Politike dhe Juridike bashkë me shtatë organizata tjera jo qeveritare kanë reaguar ndaj siç thonë “rolit antikushtetues të Thaçit në krijimin e qeverisë së re”.

“Dje GPLS në bashkëpunim me shtatë organizata tjera joqeveritare kanë reaguar fuqishëm ndaj tendencës së Presidentit Thaçi për të pasur një rol antikushtetues në formimin e qeverisë së re. Është ende më shqetësuese deklarata e deputetit tashmë të mazhorancës, Haxhi Shala se ai ka ndryshuar votën e tij vetëm pas ndikimit të Presidentit Thaçi”, deklaroi Arbresha Loxha për RTV Dukagjinin.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë duke shqyrtuar mundësinë që këtë çështje ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco