Sherifi: Vendimi im, mos të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit

Sherifi: Vendimi im, mos të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit

20:42, 05/06/2020

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala mbrëmë ka komentuar edhe emrin e zëvendëskryeministres nga partia e tij.

Shala në “Debat Plus” ka thënë se po të ishte vendosur në kryesi për votim ai nuk do ta miratonte emrin e Albulena Balajt-Halimit.

“Bilall Sherifi apo Zarifi Berisha do të përfaqësonin në mënyrë më të denjë NISMA-n si zëvendëskryeministër se Balaj-Halimaj”.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur rreth emërimit të bashkëpartiakëve të tij.

Sherifi deklaron se ka qenë dëshira e tij që të mos inkuadrohet në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit.

Sherifi ka thënë se në momentin kur është rrëzuar qeveria Kurti, ai brenda partisë ka thënë se nëse NISMA bëhet pjëse e qeverisë së re, përfaqësuesit duhet të jenë kuadro të rinj.

Kjo për shkak që sipas Sherifit, duhet të kalojë koha që të rinjtë të mbledhin vota për partitë, kurse përfaqësimi të bëhet nga të moçmit.

Reagimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco