Shuhet Ministria e Integrimeve Evropiane

Shuhet Ministria e Integrimeve Evropiane

20:36, 05/06/2020

Integrimet Evropiane kanë qenë prioritet për çdo qeveri në Kosovë. Madje për të ndihmuar këtë proces, është themeluar edhe Ministria e Integrimeve Evropiane.

Por, tani në Qeverinë të cilën e drejton Avdullah Hoti, një dikaster i tillë qeveritar nuk ekziston fare.

Kjo ministri është shuar.

Ndërkohë, kryeministri Avdullah Hoti ka menduar që pranë zyrës së tij do të ketë një zyre e cila do të merret me integrimin integrimet evropiane.

E monitoruesit e njohësit e proceseve integruese nuk po shohin shumë problem që mungon kjo ministri. Bile Besnik Vasolli thotë se ZKM’ja duhet të jetë e ngarkuar më këtë zyre dhe assesi MPJ’ja.

Por për ligjvënësit shuarja e këtij dikasteri është problem. Gazmend Gjushinca nga LVV është kritik rreth kësaj çështje. Ministria e Integrimeve Evropiane, është themeluar në prill të vitit 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco