Orban uron Hotin: Hungaria mbetet e përkushtuar për integrimin e Kosovës

Orban uron Hotin: Hungaria mbetet e përkushtuar për integrimin e Kosovës

20:37, 05/06/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban, me rastin e marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit.

Orban ka theksuar se Hungaria “mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane duke garantuar se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur”.

Letra e plotë nga Orban:

I nderuar Kryeministër,

Më lejoni që të ofroj urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Jam mirënjohës që marrëdhëniet tona bilaterale ekonomike dhe politike janë zhvilluar vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet tuaja që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane. Ju garantoj se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur.

Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe sukses në detyrën tuaj me shumë përgjegjësi, ju lutemi pranoni konsideratat e mia më të larta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco