Quni nuk dëshiron të komentojë për shkarkimet e Haskukës

Quni nuk dëshiron të komentojë për shkarkimet e Haskukës

17:57, 05/06/2020

Shkarkimi i nënkryetarit të Prizrenit dhe tre drejtorëve nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, është konfirmuar nga kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Quni ka thënë se lajmi për shkarkimin e tyre është i vërtetë dhe kjo ka ndodhur njëanshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, Quni i cili aktualisht është ministër i Mbrojtjes, nuk ka dashur të komentojë tani për tani lidhur me këtë ngjarje.

“Po është e vërtetë që janë shkarkuar. është një veprim që është ndërmarrë njëanshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Tani për tani nuk do të komentoja më shumë”, ka thënë Quni.

Nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtori i Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani të gjithë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë shkarkuar sot kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco