Osmani pret Kosnett, urgjentisht të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare

Osmani pret Kosnett, urgjentisht të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare

17:12, 05/06/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës, Osmani ka njoftuar ambasadorin amerikan Kosnett lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet përkatëse.

Postimi i plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco