Zotohet Hoti: Nuk do të lejojmë shkëmbimin e territoreve

Zotohet Hoti: Nuk do të lejojmë shkëmbimin e territoreve

16:09, 05/06/2020

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së parë të rregullt të qeverisë të cilën ai e udhëheqë, ka thënë se prioritet i qeverisë së tij mbetet lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë, shkruan Syri.net Kosova.

Hoti ka thënë se hapi i parë konkret që do të ndërmarrin në këtë drejtim është t’i kërkojnë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale, mënyrë që t’u dalin në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

Hoti po ashtu ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai do të çojë përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco