Seanca LIVE/ Selimi i replikon Krasniqit: Kemi përgjigje për të gjitha temat, diskutojmë në Komision

Seanca LIVE/ Selimi i replikon Krasniqit: Kemi përgjigje për të gjitha temat, diskutojmë në Komision

10:12, 04/06/2020

13:21

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ka replikuar nënkryetarit të Kuvendit Memli Krasniqi, në lidhje me akuzat që ai bëri ndaj Vetëvendosjes dhe ballafaqimit të situatës me pandeminë Covid-19, duke thënë se është dëshmuar dy herë që Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën.

Selimi ka thënë se  deputetët duhet të kthehen në rendin e ditës e të mos debatojnë për çështje të cilat mund dhe duhet të diskutohen në komisionin hetimor në lidhje me masat dhe menaxhimin e Covid-19 nga ana e Qeverisë së kaluar.

Selimi ndryshe ka thënë se nuk po i ikin debatit dhe ballafaqimit.

“Do ta trajtojmë  këto tema brenda komisionit. Jo pse nuk kemi përgjigje për të gjithë, sepse ne kemi përgjigje për të gjitha, dhe  ne nuk po i shmangemi debatit por po kërkojmë të përqendrohemi në temë. Ne do të formojmë një komision që të trajtohet të gjitha këto tema, pikërisht nga këto që kanë kërkuar iniciuesit e këtij komisioni”, tha Selimi.

 12:40 

 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, për ta marrë fjalën në Kuvend pas Bedri Hamzës së PDK-së. 

Pavarësisht faktit se Hoti ka ngritur dorën, fjala nuk i është dhënë.  Osmani më pas ka proceduar duke ia dhënë fjalën fillimisht deputetes së VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, por më pas ka ftuar deputeten e AAK’së, Teuta Haxhiun, për shkak të një ngatërrese në renditje. 

Nuk dihet nëse Osmani e ka parë se Hoti ka kërkuar fjalën duke e ngritur dorën që të flet para deputetëve, mirëpo ky i fundit nuk doli në foltore.

12:30

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar në fjalimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për të dhënat që dha lidhur me furnizimet gjatë kohës së pandemisë.

Ismaili foli për testet e dhuruara nga Serbia.

“Testet kanë ardhur në gepek, jo në bagazh, se s’kanë ardhur nga Shqipëria, por nga Serbia. Kanë hy brenda me njerëz të Gjuriqit, nuk i ka pritur askush, i kanë çu në Institut kontrabandë dhe nuk i ka përdor Instituti. Ky është realiteti, mos e amnistoni shkeljen e ligjit me një gjysmë të vërtetë. Donacionet të cilat kanë ardhur, kanë ardhur në bazë të ligjeve dhe iu kanë parashtruar të gjitha kërkesave të Republikës”, tha Ismaili.

E në reagimin e saj, Osmani tha se donacioni i Serbisë, për të mbetët i papranueshëm.

“Nuk e arsyetoj mënyrën se s’i kanë hyrë, është punë e Komisionit Hetimor, nuk e thash këtë, për mua donacioni nga Serbia, s’ka arsyetim. Por unë këtë qëndrim politik e dhashë, që kjo letër më ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, ashtu siç jam informuar unë, edhe juve do t’ua përcjell”, tha Osmani.


12.00

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani,  ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Besa Ismajli-Ahmeti, për deklaratën e saj, ku e ftoi “të jetë në krye të detyrës dhe të mos qeshë gjatë fjalimeve të deputetëve”.

“S’e kisha në plan të flasë, s’duhet të luajë rolin e prokurorit, derisa ne po flasim, ajo po kryen detyrat. Si grua në politikë që karrierën e ka filluar shumë e re, diku 20 vjeç dhe është e pamundur që të mos dal e të mos i përgjigjëm zonjës Ismajli, ato i marr si kompliment", tha Osmani.
 
Sipas në aspektin personal nuk do t’i përgjigjem, por po përgjigjem pasi ka dhjetëra mijëra vajza të vogla që na shikojnë çdo ditë, e më e pakta që presin është që gratë në këtë Kuvend të mos tentojnë që të shtyjnë një kulturë të tillë, ku grave duhet me iu tregu kur me fol e kur me kesh, harroje që një kulturë të tillë e pranoj. 

Ajo pyeti deputetënIsmajli kur folët ju për gjuhën çnjerëzore të burrave që kanë udhëhequr Kuvendin? Kur ngritët zërin për ofendimin e të gjitha grave nga burrat e të gjitha partive?”, tha Osmani.

Deputeti Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike, ka kërkuar Komision Hetimor Parlamentar për pandeminë sepse tha se në Qeverinë Kurti, ka pasur vjedhje gjatë pandemisë. Ai ka kritikuar se është bërë manipulime edhe me shifra.

"Qeveritarët kanë vjedhur në pandemi. Ata që ishin në partinë në pushet (VV) liroheshin nga karantina. U bënë milionerë në pandemi. Kontraktuan më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompania e afërt me VV kishte dy punëtorë që u kontraktua, dhe ka kontraktuar mbi 3 milionë euro kontrata”, tha Haxhiu.

Haxhiu kritikoi Qeverinë Kurti që lejoi ndërhyrjen e sistemit serbë në shëndetësi.

“Është vjedhur prej maskave, dorëzave, paracetamolave, me kontrata të dyfishta e deri në thasë për kufoma”, tha ai.

Deputetja Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike, tha se është koha që Qeveria Hoti të nisë punën seriozisht. Por, ka kritikuar ish-bashkëpartiakët nga Vetëvendosja.

“Pa vajtuar, kolegë të nderuar deri dje partnerë, ju lus t’i lini broçkullat e vajtimet sepse keni ikur prej përgjegjësie, kurrkush nuk ju ka larguar. Ne jemi këtu, Kosova s’ka kohë për lojërat e juaja. Ata që janë serioz vazhdojnë punën. Z.Hoti, do të jemi bashkë e do të punojmë shumë sepse kemi punë”, tha Gaxherri.

Ndërkohë, ka kërkuar nga Qeveria të ketë prioritet viktimat e dhunës seksuale.

 

10:56

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili në fjalën e tij “i uroi” mirëseardhje VV-së si parti opozitare, duke i thënë “mirësevini në një standard të ri”.

Kusari-Lila tha se ky vërtetë është standard, por jo i ri. Sipas saj, ky standard është vazhdimësi e atij të ngritur kur në kohë pandemie u rrëzua një Qeveri.

“E vërtetë se Kosova ishte në media botërore, por për turpin e rrëzimit të Qeverisë në pandemi, ky është standard që u vazhdua dje, standard qe ia ka dhënë forcën ekzektutive presidentit. Ai është i pajisur me forcën e ekzekutivit. Standard i ri është me tregu një deputet që tregon se natën i shkon presidenti dhe ish-kryeministri për me bind me votu qeverinë. Standard i ri është që në ditën kur u varrosën dy minatorë, të hedhen fishekzjarrë në Prishtinë për 10 minuta. Atë që s’e keni marrë me vota, e keni marrë në tavolinë me ndërmjetësimin e presidentit”, ka thënë Kusari-Lila.

10:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se kjo qeveri u formua me vota të presidentit Hashim Thaçit nëpër oda.

Sipas Aliut këto janë “piskamat” e pushtetarëve për të ndaluar atë që ka filluar. Sipas tij kjo është një betejë që vetëm sa ka filluar.

“Qeverisë së LDK-së ia bëri votat Hashim Thaçi nëpër oda. Kushedi se çka ka mund me ndodhë në ato biseda. Tash kjo situatë është e qartë për të gjithë se si LDK si Presidenti, përpjekje për vonim për atë që ka filluar, si sulmi i një të riu pasi që i tha presidentit “hajn”. Piskamë dëshpëruese për të kaluar një proces. Kjo është betejë e filluar nuk ka mbaruar ende”, tha Aliu.

10:31

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më si grup, shkaku i dorëheqjes nga ky grup i deputetes Zikreta Aliti.

Osmani ka bërë të ditur se përfaqësimi në komisionet parlamentare është 6 nga pozita dhe 5 nga opozita.

“Grupi 6+ nuk ekziston më nga data 3 qershor, me këtë e humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e kuvendit që është përfaqësimi në komisionet parlamentare, përjashtim bënë Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”, ka thënë Osmani.

10:12

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila po udhëhiqet nga Kryetarja Vjosa Osmani.

Seanca nis me deklarimet jashtë rendit të ditës e më pas vazhdohet me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Kjo është seanca e parë e cila po zhvillohet pas zgjedhjes së Qeverisë së Re të Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Rendi i ditës:

R e n d i  i  d i t ë s

 

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3.     Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4.     Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

5.   Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco