'Mos i shtini policinë në betejat e juaja të inateve personale'

'Mos i shtini policinë në betejat e juaja të inateve personale'

08:01, 04/06/2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për arrestimin e aktivistit të VV’së nga policët dhe truprojat e Presidentit Hashim Thaçi. Ahmeti po thotë se reagimi i tij s’ka të bëjë me parti apo përkrahje për dikë

Ahmeti ka shkruar në Facebook se njëjtë do ta mbronte edhe Thaçin nga brutaliteti policor.  

“S’ka të bëjë me parti e as përkrahje për dikë. Thjeshtë, edhe Hashimin do ta mbroja nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje. Për më shumë, Veronin e njoh se ka qenë vullnetar në çdo fushatë timen”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti thotë se pa marrë parasysh bindjeve, nuk është e drejtë të ngufaten njerëzit që shfaqin mospajtime.

“Pa marr parasysh bindjeve, mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë. Mos i ngufatni njerëzit pse nuk pajtohen me juve pa marrë parasysh se kush jeni. Mos i shtini policinë në betejat e juaja të inateve personale. Sepse Veronat nuk ju kanë faj”, ka shkruar Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco