Kjo është ministrja e Jashtme e Kosovës e dënuar me burg

Kjo është ministrja e Jashtme e Kosovës e dënuar me burg

22:53, 03/06/2020

Meliza Haradinaj-Stublla është ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë. Ajo është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), e më parë ka pasur detyrën e këshilltares së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i përfundoi në Universitetin e Oxford-it, përmes bursës së qeverisë britanike, në specialitetin “Diplomaci”.

Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh anëtare  në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.

Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Meliza Haradinaj-Stublla është dënuar në 2018 me tetë muaj burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë, pasi u shpall fajtore për deklarim të rremë.

Në formularin për deklarimin e pasurisë, të Agjencisë Kundër Korrupsion, nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër.

Çështja është në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco