Kurz uron Hotin: Inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë

Kurz uron Hotin: Inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë

19:31, 03/06/2020

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Avdullah Hotin, pas votimit me 61 vota pro për kryeministër të Kosovës.

Kruz në llogarinë e tij në Twitter shkroi se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“Urime Hotit në emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Kurz.

Ish-kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin te Hoti.

“Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco