Miftaraj thotë se lirija e shprehjës e lejon t’i thuhet “hajn” edhe presidentit

Miftaraj thotë se lirija e shprehjës e lejon t’i thuhet “hajn” edhe presidentit

19:10, 03/06/2020

Ehat Miftarja nga IKD, ka reaguar pas shoqërimit në polici të një qytetari sot gjatë ditës, i cili e ka quajtur “hajn” presidentin Hashim Thaçi, i cili ishte duke folur para gazetarëve.

Sipas Miftarajt, liria e shprehjes nënkupton edhe me i thanë qytetari Presidentit “hajn”.

Ai ka thënë, se shteti nuk duhet të persekutoj qytetarët pse shprehin një mendim.

“Liria e shprehjës nënkupton qytetari me kritiku dhe me shpreh opinion lidhur me qeverisjen për secilin që është në pushtet.E drejta e garantuar në Kushtetutë dhe ligj për tu shprehur nënkupton edhe obligimin që Shteti MOS me rreh qytetarin pse e shpreh një mendim, MOS me persekutu qytetarin pse e ka shfrytëzuar të drejtën e tubimit dhe shprehjes së një mendimi.Shkelja e këtyre të drejtave është baraz me cenimin e vlerave që janë themeli i demokracisë në një vend”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco