Skandaloze/Truprojat e Thaçit arrestojnë qytetarin, vetëm pse bërtiste ‘O hajn, o hajn’

Skandaloze/Truprojat e Thaçit arrestojnë qytetarin, vetëm pse bërtiste ‘O hajn, o hajn’

17:21, 03/06/2020

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti nga afërsia e objektit të Kuvendit e ka quajtur hajn presidentin Hashim Thaçi dhe ka tentuar të futet brenda oborrit të Kuvendit.

Bëhet fjalë për Veron Hasanin i cili edhe kishte qenë kandidat për deputet në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

I gjithë ky incident ka ndodhur derisa kreu i shtetit ka qenë duke folur para mediave pas votimit të Qeverisë që do të drejtohet nga Avdullah Hoti i LDK’së.

Ndërkohë gjatë momentit të ndalimit nga Policia, ka pasur reagime nga qytetarët për të mos e arrestuar aktivistin e VV-së me arsyetimin se ai vetëm ka shprehur fjalën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco