Rexhep Osmani: Votimi i qeverisë Hoti, një akt i turpshëm

Rexhep Osmani: Votimi i qeverisë Hoti, një akt i turpshëm

11:12, 03/06/2020

Ish-ministri Rexhep Osmani, votimin e qeverisë Hoti e ka cilësuar akt të turpshëm.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sot Serbia po e kthen ndikimin e saj në jetën politike dhe institucionale të Kosovës.

"Po kthehen akterët e dyshuar për vrasjet politike pas luftës edhe atë, ndoshta, me votat e disa deputetëve, etërit e të cilëve u vranë në dritën agimore të lirisë së Kosovës" ka shkruar Osmani.

Shkrimi i plotë;

Të nderuar deputetë të LDK-së.!

Sot, në Kuvendin e Kosovës, sipas deklaratave publike, të kryetarit të GP të LDK Arben Gashit do të votohet Qeveria e re e Kosovës me mandat të plotë. Me këtë rast do të ndodh një akt i turpshëm, poshtrues dhe mashtrues ndaj elektoratit të LDK dhe qytetarëve e tjerë të Republikës së Kosovës. Përgjegjësia historike do të bie mbi udhëheqjen e papërgjegjshme të LDK-së dhe kryetarit të saj Isa Mustafa .

Qytetarët e Kosovës më 6 tetor 2019 nuk kanë votuar për një qeveri e cila kryesisht do të varet nga Lista serbe( lexo: nga Serbia). Pra , sot Serbia po e kthen ndikimin e saj në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Po kthehen akterët e dyshuar për vrasjet politike pas luftës edhe atë, ndoshta, me votat e disa deputetëve, etërit e të cilëve u vranë në dritën agimore të lirisë së Kosovës.
Kryetari i LDK ka zhvilluar një politikë personale për favore private dhe në interes të grupit që e përbëjnë verbërisht “oborrin e tij politik”.
Rugëtimi politik dhe institucional i Isa Mustafës në kohën kur Serbisë iu dorëzua autonomia e Kosovës më 23 mars 1989 nuk garanton ditë të mira për Kosovën. Nuk dua të besoj se edhe disa figura të çmueshme, deputetë të LDK, me votën e tyre, me sjelljet e tyre politike , do të votojnë në një vijë me listën serbe. Nuk dua të besoj se ata me votën e tyre do të përdhosin figurën dhe karrierën e tyre politike, shoqërore dhe akademike. Nuk dua të besoj se ata do ta vendosin Kosovën në nje mugtirë institucionale e më vonë do të pendohen si murgatorë.

Unë mendoj se edhe Krytari i LDK z. Mustafa në cilësinë e Sekretar Krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar për Shkencë dhe Teknologji, është penduar nga një pjesë e diskutimit të tij të zhvilluar në Mbledhjen e Përbashkët të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RS të Serbisë dhe Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës mbajtur më 9 qershor 1990 në Prishtinë (Gërmi )
Në vazhdim po japim një pjesë të diskutimit të Isa Mustafës
Isa Mustafa :
“Qe, shok Kryetar unë do të bëj përpjekje, për shkak të kohës, të shkurtoj diskutimin. Unë kufizohem nga ajo që anëtarët e Këshillit Ekzekutiv shqiptarë veprojnë nga pozicionet e Alternativës , mendoj se askush nuk ka argumente për këtë dhe nuk do të duhej të japin vlerësime paushalle sa i përket kësaj. Në qoftë se duhet që këtë ta argumentojmë, mundemi ta argumentojmë, mirëpo, edhe për personat të cilët japin konstatime të tilla mendoj se ata duhet të ofrojnë argumente, andaj atëherë ne të përgjigjemi në atë. Unë konsideroj që këtu janë dy çështje kyçe, të cilat do të duhej t’i pastrojmë.
Çështja e parë kushtetutshmëria e ligjëshmëria dhe çështja e shtetësisë. Konsideroj se ky raport yni ,sa i përket kësaj, duhet të jetë zbatimi i Kushtetutës eksistuese dhe ligjeve në fuqi , edhe atë të zbatohen në mënyrë të përpiktë.Dhe,as të angazhohemi për marrjen e as për dhënien e të drejtave më shumë Krahinës përveç aq sa i takojnë me Kustetutën e RS të Serbisë, Kustetutën e Krahinës, me kushtetutën federative i takon Krahinës. Këtu mendoj që ka devijime sa i përket kësaj. Këtu po flitet për Kushtetutë të re, mirëpo kjo që sot po flitet për kushtetutë të re, kam qenë i pranishëm edhe në aktivitetet për ndryshimin përkatësisht për amadamentet në Kushtetutën ekzistuese të RS të Serbisë, kjo është folur edhe atëherë, këtë që sot, këto konstatime të cilat sot po i dëgjojmë lidhur me Kushtetutën e re. Këto konstatime edhe atëherë kanë qenë edhe sa i përket autonomisë dhe sa i përket të drejtave të gjithë qytetarëve në Kosovë. Mirëpo, megjithkëtë kam përshtypjen se në operacionalizimin e zgjidhjeve kushtetuese po ndodh deri te krehja e tyre jashtë zgjidhjeve kushtetuese ekzistuese. Edhe te nxjerrja e disa ligjeve, tash kemi një shembull të fresktë të këtij Ligji mbi administratën shtetërore të Serbisë i cili është nxjerrë pa pëlqimin tonë, thirret në nenin 300. Shtrohet pyetja sa ky qëndron në baza kushtetuese dhe te Ligji mbi Këshillin Ekzekutiv , edhe këtu shtrohet pyetja e bazës kushtetuese lidhur me këtë por edhe te sjelljet e caktuara, për cka krijon hapësirë të mendojmë se megjithkëtë a po zbatojmë një kushtetutë të përbashkët ose jo, a unë mendojë që obligimi ynë i përbashkët është që ne me përpikëri t’I zbatojmë atë që është, atë që e kemi vërtetuar."

(Magnetogram : Pjesë nga fjala e Mr.Isa Mustafës, Sekretar krahinor për zhvillim, shkencë, informatikë dhe bashkëpunim ndërkombëtar për shkencë dhe teknologji, në Mbledhjen e Përbashkët të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RS të Serbisë dhe Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës, mbajtur më 9 qershor 1990 në Prishtinë (Gërmi )

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco