Vendos Nisma, këta do të jenë tre ministrat e saj në qeverinë Hoti

Vendos Nisma, këta do të jenë tre ministrat e saj në qeverinë Hoti

10:04, 31/05/2020

Pjesë e Qeverisë së re të Avdullah Hotit, do të jetë edhe Nisma Socialdemokrate, me tri poste ekzekutive.

Nisma tashmë ka zgjedhur se cilat ministri do t’i udhëheqë.

Endrit Shala nga kjo parti konfirmoi se Nisma do të ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Mirëqenies Sociale, si dhe katër zëvendësministra.

“Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe katër zëvendësministra. Për emrat e ministrave ende nuk kemi vendosur”, ka thënë ai.

Për postet ministrore të Nismës janë përmendur Vesel Krasniqi, Skënder Reçica dhe Valdete Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco