Analisti: Qytetarët kanë vënë shpresat tek liderët e zgjedhur

Analisti: Qytetarët kanë vënë shpresat tek liderët e zgjedhur

23:13, 30/05/2020

Analisti Agron Demi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se të dhënat e fundit të hulumtimit të opinionit nga UNDP, tregojnë se qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe kanë vënë shpresat tek liderët politik të zgjedhur.

"Besimi në institucione dhe liderë politik ka efekt zingjiror pozitiv në mbarë shoqërinë. Kur u beson institucioneve, beson se ja vlenë me qëndru në vend e me jetu ndershëm, ja vlenë me investu, ja vlenë me marr pjesë në procese demokratike, ja vlenë me u angazhu në punë vullnetare e në procesin e vendimmarrjes..." ka shkruar Demi.

Tutje, sipas Demit, janë studimet ato që kanë treguar se ka një ndërlidhje të drejtë mes besimit në institucione dhe zhvillimit ekonomik.

"Por, siç e pat thënë edhe ai deputeti në fjalimin e tij të famshëm, virusin e quajtur shpresa e mbytën në Kuvend. Për ata besimi tek Kryetarja e Kuvendit është për gati 40 pikë përqindje më i lartë se se besimi tek deputetët që kanë mision me mbytë shpresa" ka shkruar Demi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco