Analisti i quan 'kalamaj' gjyqtarët e Kushtetueses

Analisti i quan 'kalamaj' gjyqtarët e Kushtetueses

23:04, 30/05/2020

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka thënë se në vendet me demokraci të zhvilluar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, janë juristët më në zë që ka vendi, ndërsa në Kosovë ata kanë vetëm karierë të dështuar politike dhe kurrëfarë të arriturash profesionale.

Sipas tij tek gjykatat kushtetuese të vendeve me demokraci të zhvilluar, aspekti më i dukshëm është mosha e gjyqtarëve.

"Janë të gjithë (me ndonjë përjashtim tepër të rrallë) të moshës para pensionimit. Pas përfundimit të mandatit ata dalin në pension. Kjo për arsye që ata të mos kalkulojnë karierë politike a profesionale pas përfundimit të mandatit. Në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës të gjithë janë "kalamaj" për nga mosha (dhe jo vetëm për nga mosha) që pas mandatit presin karierë politike apo marrjen e titujve doktora e profesora etj, dhe kjo i bënë vendimet e tyre kalkulese" ka shkruar Spahiu në Facebook.

Tutje, Spahiu shton se  tek vendet me demokraci të zhvilluar në GJK janë patriotët më të spikatur të vendit, të deshmuar për moralin dhe sakrificën e tyre te larte dhe perkushtimin ndaj atdheut

"Në Kosovë, më thuani cili është kontributi patriotik i mëparshëm apo i tanishëm i gjyqtarëve të GJKK? Përveç ndoshta i anëtarit serb të GJKK , i cili kishte bëre një vjedhje të madhe në Serbi e ish dënuar me 6 vite burg, por ka ikur në Kosove. Kjo nëse vjedhja në një vend armik konsiderohet patriotizëm. E për kolegët e tij shqiptarë vetëm nëse vjedhja e pasurisë intelektuale (plagjiaturat) apo edhe vjedhja e shtetit të vet quhet patriotizëm" ka shkruar Spahiu.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco