Protesta e 5 qershorit nuk është e paralajmëruar nga VV-ja

Protesta e 5 qershorit nuk është e paralajmëruar nga VV-ja

23:23, 29/05/2020

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar sonte në emisionin ‘’Argument Plus’’ duke folur për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese tha se protesta e paralajmëruar për 5 qershor nuk është thirru nga VV-ja.

Tutje, Rrustemi nuk e mohoi se do ketë protesta të thirrura nga VV-ja, por, sipas tij ende nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e protestës.

’Protesta e 5 qershorit nuk është e paralajmëruar nga VV-ja, ne nuk kemi ftuar dhe ende nuk kemi caktuar datë për proteste, por po protestë do të ketë pashmangshëm’’, deklaroi ndër të tjera Rrustemi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco