Tahiri: Duhet respektuar vendimi i Kushtetueses, paralajmëron zgjedhje shpejt

Tahiri: Duhet respektuar vendimi i Kushtetueses, paralajmëron zgjedhje shpejt

21:54, 29/05/2020

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka rritur tensionet politike në Kosovë. Mirëpo ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thekson se palët duhetë të pranojnë verdiktin e organit më të lartë të shtetit të cilin e kanë zgjedhur vetë.

Tahiri: Respektoj institucionet e shtetit të Kosovës dhe organi më i lartë është Gjykata Kushtetuese ndërsa Kushtetuta është e shenjtë, është baza e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Rendi kushtetues dhe demokratik duhet të respektohet nga të gjithë, këto janë organe të zgjedhura me votën e popullit, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur përmes parlamentit.


Tahiri thotë se nuk duhet bërë interpretimi politik i vendimeve të Kushtetueses, pasi rezultati vlerësohet në bazë prerenciale.

Tahiri: Nuk është mirë të bëhet interpretimi politik i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kjo po ndodh edhe në Kosovë. Me preferenca po vlerësohet rezultati, nëse është në favor është e drejtë, nëse është në disfavor është e padrejtë. Organet e shtetit duhet të respektohen sepse nuk janë as të një partie, dhe as të një individi. Më vjen shumë keq që Shqipëria e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese prej vitesh, keq është atje te ju. Habitem sesi institucionet veprojnë në kuiptimin e një vetëdije shtetformuese sesi veprohet pa Gjykatën Kushtetuese, është organi i vetëm që bën interpretimin e kushtetutshmërisë së çdo veprimi në një shtet. Nga ana tjetër shoh se çfarë ndodh në Kosovë. Në fillim të muajit kjo gjykatë dha një vendim të përkohshëm, një palë ishte e kënaqur, të tjerat sulmonin. Këto janë pasojë e një tranzicioni si shoqëri.  

Në 2014, kur ra qeveria u bë përsëri nominimi për partinë më të madhe por ata nuk e përdorën këtë të drejtë. Varianti tjetër ishte të bëhej me partinë e dytë dhe gjykata mori vendimin. Jo patjetër kur bie qeveria duhert të shkojmë në zgjedhje, me një precedent të tillë do të mbeteshim duke bërë zgjedhje sepse sa herë fiton njëri, tjetri nuk e pranon. Ose do të mbeteshim si ju, që Shqipëria qeveriset me një parti si në kohën e monizmit.

Tahiri ndahet edhe te fakti se VV përfaqëson shumicën e popullit.

Tahiri: Ajo parti po të kishte pasur 51% të votave të qytetarëve as që vinte puna që të binte, është vetëm një prej partive që ka dalë me pak më shumë vota. Dallimi me LDK është 2%, pas tyre vjen PDK. Ata thonë populli me ne, por 27% e popullit. Parlamenti për të funksionuar do 50+1% të votave. Po ti kishin nuk do të kishim ardhur deri këtu.

Ndërsa kundërshtarët thonë se Kushtetuesja ka rishkruar Kushtetutën dhe ka  legjitimuar vendimet e Thaçit, Tahiri thotë se ky organ ka bërë vetëm interpretimin.

Një mesazh ka edhe për ata që ndjejnë se kanë humbur nga ky vendim, zgjedhjet janë të pashmangshme.

Tahiri: Gjykata ka bërë interpretimin e Kushtetutës, një element thekson edhe diskrecionin e Presidentit si instrument që mund ta përdorë për tejkalimin e situatave të tilla. Për ata që po mendojnë se kanë humbur nga ky vendim, zgjedhje do të ketë. Edhe nëse bëhet qeveria nuk e dimë sa do të zgjasë se do të jetë me minimumin e votave, 61%. Zgjedhjet mund të vinë dhe shpejt dhe nuk është mirë që me polarizime politike të krijohen ndjesi apo ide të protestave apo sjelljeve anarkike, VV është specialiste për protesta deri në djegie të vendit", përfundon Tahiri në një intervistë për RTV Ora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco