Pacolli kthehet sërish në Kosovë këtë herë pa zhurmë, a do ta votojë qeverinë e re

Pacolli kthehet sërish në Kosovë këtë herë pa zhurmë, a do ta votojë qeverinë e re

18:27, 29/05/2020

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ardhur sërish Kosovë,  kësaj radhe pa u kthyer në spektakël politik hyrja e tij.

Pacolli është lajmëruar nga shtëpia e tij në Hajvali, ku edhe është paraqitur për një intervistë për Reporterin.

Tri javë më parë, kthimi i Pacollit në Kosovë u kthye në dramë, pasi Qeveria në detyrë paralajmëroi se nëse ai kthehet nga Zvicra do të futej në karantinë dhe nëse hynte ilegalisht, do të merreshin masa ndaj tij.

Deputeti i AKR-së hyri në Kosovë dhe u kontrollua nga ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës, por qëndroi pak ditë për t’u kthyer sërish në Zvicrës.

Ai e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se donin ta ndalin të hyjë sepse besonin se do ta votonte Qeverinë e Avdullah Hotit. Pacolli nga Aeroporti i Prishtinës madje tha se është frikësuar se ndaj tij po organizohet “sulm terroristik”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco