Flasin nga PSD-ja, tregojnë nëse do të bëhen pjesë e qeverisë së re

Flasin nga PSD-ja, tregojnë nëse do të bëhen pjesë e qeverisë së re

18:16, 29/05/2020

Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por asnjë nga kandidatët e kësaj partie nuk arriti të marrë votat e mjaftushme për të fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësishtë kësaj, me nisjen e bisedimeve për të formuar qeverinë e re pas mocionit që rrëzoi Albin Kurtin, kishte zëra që PSD-ja mund të marrë një ministri si pjesë e koalicionit me AAK-në në qeverinë “Hoti”.

PSD sot ka konfirmuar se nuk janë të interesuar të bëhen pjesë e qeverisë në rast se atyre ju ofrohet mundësia për ta udhëhequr ndonjë nga dikasterët e qeverisë që pritet të formohet së shpejti.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë për media se partia e saj nuk do të përfshihet në qeveri edhe nëse i ofrohet ndonjë ministri apo çfardo posti tjetër.

"PSD ka diskutuar dhe është qendrim i partisë që ne nuk bëhemi pjesë e qeverisë së re, edhe nëse na ofrohet ministri apo poste tjera, nuk jemi të gatshëm të përfshihemi në qeverinë e re”, ka thënë Kuçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco