Sikurse presidenti edhe gjykata paska paraqitur rrejshëm faktet ...

Sikurse presidenti edhe gjykata paska paraqitur rrejshëm faktet ...

15:58, 29/05/2020

Këshilltari i jashtëm i kryeministrit Kurti Durim Berisha, tha se sikurse presidenti edhe Gjykata paska paraqitur rrejshëm faktet rreth mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017, ndërsa ngjashëm sikurse pretendimi i presidentit se "shkarkimi është dorëheqje e dhunshme" e paskan barazuar dorëheqjen me shkarkim. Kërkesën për sqarime të bazës kushtetuese dhe ligjore - si refuzim.

Sipas tij ndonëse afatet për propozimin e emrit të kandidatit për kryeministër nuk parashihen në kushtetutë, gjykata afatet "pas propozimit" i ka kthyer në afate "të kunsultimit". Ndërsa propozimi qe pas mocionit të mosbesimit të formohet një Qeveri e re nuk ishte miratuar, prandaj edhe shpërndarja e kuvendit ishte automatike në vitet 2010 dhe 2017.

E te thirresh per keto konstatime ne dokumentet pergatitore te Kushtetutes dhe te drejten e krahasuar - mund te sherbej si arsyetim vetem per ata qe nuk mbajne mend çka ka ndodhur ne 10 vitet e fundit, dhe ata qe nuk kane durim dhe perkushtim t'i lexojne te gjitha shkresat e deponuara ne Arkivin e Kosoves (nga puna e Komisionit Kushtetues).

Juristi Uwe Wesel thekson se nganjehere gjykatat me arsyetime te gabuara arrijne rezultatin e sakte, por paraqitja e rrejshme e fakteve nuk nenkupton arsyetim te gabuar dhe ne asnje menyre nuk rezulton me konstatim te sakte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco