Meta: Në Kosovë duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve

Meta: Në Kosovë duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve

14:46, 29/05/2020

Pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar sot se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.

Në një konferencë për mediat, Meta tha: “Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.”

Deklarata erdhi pasi një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i dha të drejtë Presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të dekretuar një qeveri të re të kryesuar nga Avdullah Hoti dhe rrëzoi kërkesën e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të zhvilluar zgjedhje të reja.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco