Apostolova: Respektimi i vendimit të Kushtetueses, parim kyç i respektimit të ligjit

Apostolova: Respektimi i vendimit të Kushtetueses, parim kyç i respektimit të ligjit

14:24, 29/05/2020

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka bërë thirrje që të gjithë akterët politikë në vend ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin.

Ajo ka thënë se janë duke përcjellë situatën pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne iu bëjmë thirrje aketrëve politikë në Kosovë që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij vendimi. Kjo ka të bëjë me respektimin e parimit kyç për sundim të ligjit", ka thënë ajo për kohën

 

Gjykata Kushtetuese dje ka vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco