Gjykata si presidenti, paraqiti rrejshëm faktet për mocionet e mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017

Gjykata si presidenti, paraqiti rrejshëm faktet për mocionet e mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017

13:50, 29/05/2020

Njohësi i Kushtetutës, Durim Berisha ka komentuar vendimin e mbëmshëm të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaci për dekretetin e mandatarit.

Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, shkroi se Gjykata si presidenti, paraqiti rrejshëm faktet për mocionet e mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017.

Shkrimi i plotë:

Sikurse Presidenti edhe Gjykata paska paraqitur rrejshem faktet rreth mocioneve te mosbesimit ne vitet 2010 dhe 2017, ndersa ngjashem sikurse pretendimi i Presidentit se "shkarkimi eshte doreheqje e dhunshme" ????‍?? e paskan barazuar doreheqjen me shkarkim. Kerkesen per sqarime te bazes kushtetuese dhe ligjore - si refuzim.

Ndonese afatet per propozimin e emrit te kandidatit per Kryeminister nuk parashihen ne Kushtetute, Gjykata afatet "pas propozimit" i ka kthyer ne afate "te kunsultimit". Ndersa propozimi qe pas mocionit te mosbesimit te formohet nje Qeveri e re nuk ishte miratuar, prandaj edhe shperndarja e Kuvendit ishte automatike ne vitet 2010 dhe 2017.

E te thirresh per keto konstatime ne dokumentet pergatitore te Kushtetutes dhe te drejten e krahasuar - mund te sherbej si arsyetim vetem per ata qe nuk mbajne mend çka ka ndodhur ne 10 vitet e fundit, dhe ata qe nuk kane durim dhe perkushtim t'i lexojne te gjitha shkresat e deponuara ne Arkivin e Kosoves.

Juristi Uwe Wesel thekson se nganjehere gjykatat me arsyetime te gabuara arrijne rezultatin e sakte, por paraqitja e rrejshme e fakteve nuk nenkupton arsyetim te gabuar dhe ne asnje menyre nuk rezulton me konstatim te sakte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco