Nagavci: Vendimi i Kushtetueses është politik, do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet

Nagavci: Vendimi i Kushtetueses është politik, do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet

13:23, 29/05/2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi i Kushtetueses është politik dhe i papranueshëm.

 

“Gjyakat ka nxjerrë vendimin, por për fat të keq ishte vendim politik. Pas shkeljes së Kushtetutës nga presidenti me dekretin e tij, Gjykata nuk nxorri vendim në bazë të Kushtetutës por vetëm e shkruan atë.

Ngavci tha se ky vendim u shkrua në një linjë me deklaratat e Presidentit Thaçi.

“Për LVV-në është i papranueshëm ky vendim, sepse ky është shkruar në linjë të njëjtë me deklaratat e Thaçit”

Sa i përket protestave, ajo shtoi se ende nuk kanë planifikuar asgjë por ekziston një paknaqësi e madhe te qytetarët.

“Një gjë është e qartë se paknaqësia e qytetarëve ështtë e madhe, veprimet që do ti ndërmarrim ende nuk i dijmë. Ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mjetete politike për t’i përkrahur qytetarët për zgjedhje”, ka thënë Nagavci para medieve.

Ndërsa, sa i perket një portestë të paraljmëruar në Facebook se do të mbahet më 5 qershori, Nagavci theksoi se është e iniciuar nga qytetarët.

“Në lidhje me protestën e iniciuar nga qytetarët, LVV nuk ka marr vendim të tillë. Nuk kemi paraqitur ende datë kur planifikojmë të organizojmë protestë”.

Ajo shtoi se gjatë kësaj kohe, presidenti ka përodrur gjuhë përçarëse dhe ka ngjallur paknaqësi dhe urrejte. Njëjtë sipas saj ka vepruar edhe Ramush Haradinaj nga AAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco