Gjykata Kushtetuese ia dha pushtetin individit në tavolinë

Gjykata Kushtetuese ia dha pushtetin individit në tavolinë

12:14, 29/05/2020

Gjykata Kushtetuese e Kosovës solli vendimin e saj, një lajthitje nga vendimet e mëhershme, thotë profesori dhe analisti Arsim SInani.

Sipas tij fatkeqësisht ky është një vendim i cili e dëmton demokracinë dhe imazhin e Republikës, por si duket këtë nuk e patën parasysh gjyqtarët e kapur për bishtin e kapelës së tyre. Fatkeqësisht ky kontinuitet i veprimeve anti-Kosovë janë bë pjesë e veprimit politik e institucional në Kosovë.

Ai shtoi se Vetëvendosjes iu provua mundësia të qeveris si parti fituese, prandaj deri në zgjedhjet e ardhshme Kosova do të kalojë një proces të trishtë post-pandemik, me verdiktin e çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila e zvetnoi fuqinë e shtetit të Kosovës.

"Por verdiktin e fundit do ta jep votuesi i cili e do Republikën e fortë e të qëndrueshme, jo të kapur e rraskapitur. Gjykatësit ia dhanë pushtetin individit në tavolinë, por harruan se pushtetin e jep dhe e merr qytetari me votën e tij si e drejtë themelore e demokracisë", tha Arsim SInani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco