Ministrja e Drejtësisë paralajmëron padi kundër Thaçit në Gjykatën e Zvicrës

Ministrja e Drejtësisë paralajmëron padi kundër Thaçit në Gjykatën e Zvicrës

15:37, 28/05/2020

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në detyrë paralajmëron padi kundër Thaçit në Gjykatën e Zvicrës.

Ajo Thaçin e quan president shpifës.

Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!

"Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës", tha Haxhiu.

Ministresha shtoi se në anën tjetër policia duhet ta demantojë Hashim Thaçin, sepse ata i kanë informacionet e sakta.
Le të dalin e të flasin publikisht!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco