Haxhiu paralajmëron Thaçin: Ke humbur toruan, nesër prite padinë

Haxhiu paralajmëron Thaçin: Ke humbur toruan, nesër prite padinë

22:35, 27/05/2020

Ministria e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj Hashim Thaçit, pasi ky i fundit deklaroi se Haxhiu ka një laboratorë droge – raporton Syri.net Kosova

“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.

“Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!”

“Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.”

“Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.”

Kurse në Debatin Plus, Thaçi nuk ka dashur të komentoj statusin e Haxhiut vetëm shtoi se i uron gjumë të mirë dhe të pres drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco