Vendimi ndryshe i GJK nga 2014 është një standardë i dyfishtë drejt VV

Vendimi ndryshe i GJK nga 2014 është një standardë i dyfishtë drejt VV

22:15, 26/05/2020

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë që një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga ai i vitit 2014, nuk do të ishte i drejtë.

“Nuk është se e kemi informacionin se kur do të jetë koha e saktë kur Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë verdiktin e saj në lidhje me kushtetueshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi. Por, duke u bazuar në opinionet publike ose gjysmë informatat, jemi drejt një momenti ku shumë shpejt ky vendim edhe do të bëhet publik”.

“Qëndrimet tona, ne i kemi theksuar edhe më herët dhe mendojmë që në këtë rast, në këtë ‘sagë kushtetuese’, se kush ka të drejtë për mandatarin e Qeverisë, pas kalimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, mendojmë që të gjitha argumentet kushtetuese ligjore janë në anën tonë”.

“Kjo për shkak të se në Kosovë kemi dy precedentë të kaluara në lidhje me rastet e njëjta”.

.“Kemi rastin e Qeverisë Thaçi, ku kaloi mocioni i mosbesimit në Kuvend dhe kryetari i Kuvendit në atë kohë, Krasniqi menjëherë bëri shpërndarjen e Kuvendit. Rasti i dytë, ka qenë me qeverisjen e PAN-it, të Haradinajt, ku u bë shpërbërja e Kuvendit menjëherë pas kalimit të mocionit”.

Abrashi në Rubikon në Klan Kosova, ka theksuar që megjithatë nuk duhet paragjykuar përmbajtja e verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duke pasë parasysh që kjo çështje nuk është rregulluar decidivisht, ne e dimë që fuqia e precedentëve të kaluara, pra rastet që janë rregulluar në një mënyrë të caktuar, duke iu referuar shembujve që kanë ndodhur, mendojmë që edhe kësaj radhe nuk ka pse të shkohet ndryshe”.“Përndryshe, kemi të bëjmë më një standard të dyfishtë, vetëm pse në pyetje Lëvizja Vetëvendosje”.

“Sido që të jetë ne nuk duhet ta paragjykojmë se cila do të jetë përmbajta e këtij verdikti. Urojmë që Gjykata Kushtetuese, do ta trajtojë lëndën me seriozitetin më të madh dhe do të jetë objektive, sepse ky rast që do ta trajtojë, nuk do të prodhojë efekte vetëm në këtë mandat. Po flasim për ndërtimin e një standardi, ku Kosova do të qeveriset në të ardhmen”.

Sipas Abrashit, Vetëvendosje shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do të dalë me vendim i cili do të vinte në pikëpyetje stabilitetin e institucioneve të Kosovës.

“Pra, a duhet t’i hiqet e drejta e të parit të deligjitimohet fituesi i zgjedhjeve dhe të krijohet një precedent, ku partitë humbëse të zgjedhjeve, bëhen bashkë dhe marrin qeverinë; pra vihet në pikëpyetje legjitimiteti dhe stabiliteti i institucioneve të Kosovës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco