Bashkurti 'plas’ deklaratën e fortë: Coptimi i Kosovës i mbështetur nga Rama e Thaçi

Bashkurti 'plas’ deklaratën e fortë: Coptimi i Kosovës i mbështetur nga Rama e Thaçi

21:50, 26/05/2020

Profesor doktor Lisen Bashkurtiu, shpreh se Tirana zyrtare ka qenë habi e madhe edhe për disa zyrtarë serbë se si ka mbështetur copëzimin e Kosovës.

"Diplomacia shqiptare nuk ka qenë e qartë në lidhje me çështjen e Kosovës. Nga qarqe diplomatike evropiane, amerikane, diplomatë dhe ekspertë edhe në Serbi, po lançohet mendimi se ka qenë Beogradi gjeneruesi i idesë për copëzimin e Kosovës dhe ka gjetur mbështetje te presidenti Thaçi dhe te Rama. Kjo lloj tymnaje se sa ka bazë reale mbetet për t’u parë, por e vërteta është se ka krijuar një mendim në diplomacinë perëndimore."

"Tirana zyrtare ka qenë habi e madhe edhe për disa zyrtarë serbë se si ka mbështetur copëzimin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës ka një frymë tërësore që mbështet në 3 “jo” të famshme” jo kthemi të Kosovës në Serbi, jo cenimit të territorit dhe jo bashkimit me një shtet tjetër. Mbi bazën e kësaj kushtetute është bazuar edhe pavarësia e Kosovës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco