Zgjedhjet opsioni më i mirë, por duhet pranuar edhe nëse kthehet procesi në zero

Zgjedhjet opsioni më i mirë, por duhet pranuar edhe nëse kthehet procesi në zero

21:40, 26/05/2020

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar gjuhën e Presidentit në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë pavarësisht si do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, njëra palë do të jetë e pakënaqur.

“Tash jemi në prag të një zgjidhje që i dyti do të formojë qeverinë. Kjo është nyja që duhet të zgjidhet se a mundet i dyti të formojë qeverinë pa e përfshirë të parin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se zgjedhjet e reja do të ishin opsioni më i mirë për të dalë nga situata.

“Por në anën tjetër, nëse Gjykata Kushtetuese kthen procesin nga zeroja dhe i jep mundësinë Kurtit që brenda 10 ditëve t’ia dërgojë emrin e mandatarit dhe pastaj nëse nuk dërgohet emri dhe Presidenti kalon te i dyti, është vendim që duhet të respektohet”.

Mushkolaj ka komentuar edhe deklaratat e fundit të Presidentit.

Ai ka thënë se gjuha e Thaçit ku Vetëvendosjen e quan “grup” është e papranueshme për shkak të rolit unifikues që do të duhej ta kishte i pari i vendit.

“Kush është zoti Thaçi që të përcaktoj se Vetëvendosje ka bërë veprime kriminale. Është e papranueshme gjuha e Presidentit. Presidenti do të duhej të ishte mbi palët”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco