'U nisën letra amerikanëve kundër meje'/Lajmërohet Mustafa, ja si i përgjigjet Osmanit

'U nisën letra amerikanëve kundër meje'/Lajmërohet Mustafa, ja si i përgjigjet Osmanit

17:14, 26/05/2020

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani mbrëmë ua tregoi bashkëpartiakëve të saj se askush nuk mund ta largojë nga partia përveç qytetarëve.

Osmani gjithashtu tha nga LDK janë nisur letra amerikanëve kundër saj. Për më tepër ajo  shtoi se asnjëherë nuk u pyet nëse dëshiron ajo të jetë kandidate për kryeministre me qenë se në zgjedhje ajo kishte garuar për këtë post.

Ndaj këtyre deklaratave nuk ka qëndruar i heshtu kreu i LDK-së, Isa Mustafa  i cili ka deklaruar se nëse ka fakte që dikush ju ka shkruar amerikanëve kundër Osmanit, atëherë të flas me emëra.

Mustafa është munduar edhe njëherë të përdorë mediat për të treguar se kush është shefi i partisë përkundër që përmes porosisë së tij ai ka aluduar në LVV.

“LDK është një organizim vullnetar i njerëzve që kanë përqafuar një ide politike të qendrës së djathtë, që funksionon me rregulla të formuluara në Statutin e LDK-së .  LDK nuk funksionon me logjikën e misionarëve, “unë dhe populli”; “ unë dhe zoti” por me mirëkuptim dhe solidaritet të brendshëm. Prandaj fuqia jonë qëndron në besimin në LDK dhe në respektimin e LDK’së”, ka thënë Mustafa.

Vjosa Osmani është njëra nga emrat më të rëndësishëm të kësaj partie që qytetarët e kanë votuar këto zgjedhje LDK falë nominimit të saj për kryeministre.

Osmani nuk është hera e parë që del kundër vendimeve të partisë për të mbajtur fjalën që ua dha qytetarëve.

Në vitin 2014, ajo kundërshtoi koalicionin e LDK-së me PDK-në dhe nuk e votoi Isa Mustafën për kryeministër.  

Ajo nuk kishte dhënë votën e saj as për zgjedhjen e Hashim Thacit për presidenti, as për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (gjatë qeverisjes së Mustafës).

Osmani ka pasur vazhdimisht përplasje publike me figurat kyce të partisë, si Agim Veliu e Lutfi Haziri. Raportet e saj me Mustafën dhe të tjerët u përmirësuan gjatë kohës kur LDK ishte në opozitë dhe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Osmani pas marrëveshjes për qeverisje me Vetëvendosjen u zgjodh kryeparlamentare.

Pesëdhjetenjë ditë më pas, LDK-ja e rrezoi Qeverinë e Kurtit, duke bërë ‘puc’ pjesë e të cilës ishte edhe vetë, ndërsa Osmani e kundërshtoi fuqishëm mocionin e rrëzimit të Qeverisë.

Ajo doli kundër marrëveshjes për koalicion me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. Rrjedhimisht, ajo doli edhe kundër dekretit të Presidentit Thaci, i cili mandatoi bashkëpartiakun e Osmanit, Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco