Takohen Osmani dhe Stjernvall/Diskutohet për dialogun me Serbinë

Takohen Osmani dhe Stjernvall/Diskutohet për dialogun me Serbinë

16:12, 26/05/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo tha se e çmon lart kontributin e Finlandës në procesin e pavarësimit dhe të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. 

Me këtë rast, ajo e kujtoi kontributin e kryenegociatorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, pastaj të të deleguarit special të udhëheqësit të OKB-së për Kosovën, Kai Eides etj.

Me ambasadoren Stjernvall, kryetarja Osmani diskutoi procesin e dialogut të ardhshëm, si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Sa i takon dialogut, kryetarja Osmani e njoftoi ambasadoren Stjernvall me qëndrimin e saj për një proces të mirëfilltë të dialogut, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke, si dhe me parime që respektojnë integritetin territorial të vendit tonë.

“Ne duam normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun, por kërkojmë që ai të jetë i strukturuar mirë dhe i bazuar në parime të qarta. Dialogu duhet ta përfillë kontekstin e raporteve mes dy vendeve tona”, tha Osmani.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco