Ja çfarë po pret Albin Kurti nga Gjykata Kushtetuese

Ja çfarë po pret Albin Kurti nga Gjykata Kushtetuese

11:32, 26/05/2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se pret nga Gjykata Kushtetuese një verdikt final lidhur me mandatarin, duke u bazuar në nenin 112, që sipas tij, vetëm ta interpretojë vendimin.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, së pari nuk përflas atë që përflitet, së dyti, duhet ta presim vendimin e Kushtetueses pastaj flasim. Pres vendim nga GJK-ja në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë interpretim të Kushtetutës e jo shkruaj.

As presidenti, as Kushtetuesja s’mund ta shkruajnë Kushtetutën, pra Gjykata vetëm duhet ta interpretojë atë”, u shpreh Kurti pas vizitës që i bëri Qendrës së Studentëve që u përdor si karantinë në pandeminë e koronavirusit.

Kurti foli edhe për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi.

“Çfarë ka thënë presidenti për mua, mua më duket se dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mia. Unë jam kryeministër në detyrë s’bëhet fjalë për përshkrime që më ka bërë ai”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco