Albin Kurti: Rama refuzoi të më takojë në fund të marsit, ja çfarë i kërkova

Albin Kurti: Rama refuzoi të më takojë në fund të marsit, ja çfarë i kërkova

21:29, 25/05/2020

Njihen raportet e acaruara mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit. Ndërkohë Kryeministri Albin Kurti zbuloi ekskluzivisht në një intervistë për RTV Ora se kryeministri Edi Rama kishte refuzuar ftesën e tij për një takim të përbashkët institucional në fund të marsit.

Kurti nuk e fsheh zhgënjimin për refuzimin e këtij takimi nga kryeministri Edi Rama dhe gjatë intervistës për gazetaren Beti Njuma zbulon dhe detajet e kësaj ftese.

Pjese nga intervista

Pyetje: Nuk e di a jeni në dijeni të deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste televizive ku shprehet se lëvizja VV kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time

Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë e ka fjalën

Pyetje:  Si janë marrëdhëniet aktuale me kryeministrin?

Albin Kurti: Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Edi Rama për shkak se unë propozova që të takohemi bashkë, tre lider institucional nga Kosova e Shqipëria në fund të muajit mars meqënëse nuk mund ti bëjmë këto takimet e dy qeverive, thamë ta bëjmë bashkë krerët institucional. Konkretisht presidenti, kryetari i kuvendit dhe kryeministri i të dy shteteve, 6 vetë të diskutojmë edhe për cështjen e luftimit të pandemisë së COVID-19 dhe për hallet e njëri tjetrit dhe hallet e përbashkëta, që në fakt janë kryesore, sepse kufiri nuk do të duhej të na ndante.

Pra Kosova e Shqipëria kanë një kufi që nuk është i shqiptarëve dhe ne përfaqësojmë shqiptarët por nuk pati gadishmëri e interesim për një takim të tillë. Unë jam i interesuar të bashkëpunojmë. Unë mendoj se kryeministri i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk e kanë komoditetin dhe as lirinë ta injorojnë njëri tjetrin kështu të mos takohen dhe të mos bashkëpunojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco