Kosova pritet të hapë kufijtë gradualisht nga 1 qershori...

Kosova pritet të hapë kufijtë gradualisht nga 1 qershori...

13:47, 25/05/2020 Nga B. T

Edhe  243 persona të infektuar në Kosovë vazhdojnë shërimin. Derisa ditën e Bajramit me 24 mars nuk pati asnjë rast pozitiv me virusin korona.

Nëse vazhdon të mos ketë raste institucionet paralajmrojnë rikthimin e normalitetit të plotë në vend.

Derisa shtetet e rajonit disa kanë hapur kufijtë tokësor me shtete tjera, disa shtete janë përgatitur që kufijtë t'i hapin nga 1 qershori.

Por Kosova akoma nuk ka vendosur lidhur me hapjen e kufijëve me shtetet përrreth  e cila pritet të vendoset gjatë kësaj jave.

Nga 1 qershori pritet hapja e kufirit me Shqipëri, e të cilën hapje e ka paralajmëruar edhe Shqipëria. Derisa gradualisht do të vazhdoi edhe hapja e kufijëve me Maqedoninë e veriut, Malin e Zi e Serbinë.  

Derisa kjo e fundit ka disa ditë që ka hapur kufijtë me vendin tonë e nga sot ka hapur edh kufijtë me shtetet thera rreth saj.

Mbyllja e kufijëve kishte ndodhur me 14 mars të këtij viti nga ora 10. 00 me qëllim të mos përhapjes së pandemisë edhe në vendin tonë.

E pas mbi dy muajve pritet që gradualisht të nisë hapja e kufijëve.

Kanë mbetur edhe pak ditë kur institucionet pritet të nisin me fazën e tretë e që hynë në fuqi më 2 qershor e deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive. 

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi tha për "Syri.net", se gradualisht krahas veprimeve të shteteve tjera do të hapen edhe kufijtë e Kosovës.

Sipas tij kufiri me Shqipërinë pritet të hapet me 1 qershor, derisa me shtetet tjera gradualisht  do të vazhdoi hapja, ka treguar Abazi.

Nga 1 qershori nëse nuk ka raste  pozitive pritet të hiqet edhe karantina, ku qytetarët mund të vet izolohen.

Nga ana tjetër "Syri.net", ka kërkuar informacione më të hollëshishme edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ajo e Punëve të Brendshme, Instituti Kombëtar i SHëndetit Publike e Policia, por që nuk ka pasur përgjigje nga asnjëri nga këto institucione.

Por ka disa ditë që Serbia ka hapur kufijtë me Kosovë, derisa Shqipëria pritet t'i hap me 1 qershor e Mali zi thuhet se mund t'i hap nga 3 qershori.

Derisa Maqedonia e Veriut ka planifkuar hapjen nga 15 qershori, por kjo mund të ndodh edhe më herët.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco