Para 28 vjete/Kurti kujton organizimin e zgjedhjeve të para në Kosovë

Para 28 vjete/Kurti kujton organizimin e zgjedhjeve të para në Kosovë

23:01, 24/05/2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar mbajtjen e zgjedhjeve të para kur janë mbajtur ato para 28 vjete, shkruan Syri.net Kosova.

"Zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 janë një ngjarje me peshë që duhen trajtuar drejt, kurse pjesëmarrësit e saj meritojnë respektin dhe vlerësimin tonë.

Zgjedhjet e para parlamentare, organizuar nga Alternativa e padhunshme demokratike e kohës, ishin një rast i mirë për pasurimin e arsenalit të metodave të organizimit dhe veprimit politik si dhe konsolidimin e pozitës politike së çështjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare", ka shkruar Kurti.

Megjithatë, 24 maji 1992 shënohet si datë kur populli kishte përzgjedhur rezistencën dhe po e konfirmonte pavarësinë. Ai injoronte zgjedhjet e Republikës së Serbisë dhe merrte pjesë masivisht në ato të Republikës së Kosovës, paçka se nën okupim, ka shkrua Kurti.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco