Pas krijimit të qeverisë në Kosovë, Grenell pret vazhdimin e dialogut

Pas krijimit të qeverisë në Kosovë, Grenell pret vazhdimin e dialogut

17:55, 24/05/2020

Richard Grenelli do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, pas lajmit se ai do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Berlin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dick Custin.

“Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më parë, posa që të finalizohet krijimi i qeverisë në Kosovë”, ka thënë Custin, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ai është pyetur nëse vendimi për tërheqje nga pozita e ambasadorit do të ketë ndikim në rolin e tij si i dërguar për dialogun dhe se kur pritet hapi i parë drejt dialogut, shkruan KOHA.

Mediet gjermane të dielen kanë raportuar se Grenelli do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani brenda disa javësh.

Sipas informatave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, 53-vjeçari do të tërhiqet shumë kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor. 

Robin Quinville, që ka qenë zëvendëse e Grenellit, pritet të marrë përsipër detyrat e tij.

E lajmin se ai do të dorëhiqet nga pozita e ambasadorit e ka bërë edhe vetë, Grenell.

Përmes një postimi në Twitter, ai e konfirmoi se është e vërtetë raportimi për largimin e tij.

Ai ripublikoi shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ ku mbi të shkroi : E vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco