'Grenell mund të tërhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani'

'Grenell mund të tërhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani'

12:28, 24/05/2020

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund të tërhiqet nga pozita e ambsadorit të SHBA-ve në Gjermani.

Sipas raportimeve të gazetes gjermane “Die Welt”, Grenell nuk do kthehet nga Washingtoni në Gjermani pas punës së përkohshme si shef i shërbimit sekret amerikan.

Tërheqja e tij mund të ndodh brenda javëve të ardhshme.

Trump në muajin shkurt e ktheu Grenellin në Uashington për të marrë përkohësisht përsipër drejtimin e shërbimit sekret të SHBA-së, pasi zëvendësoi ish-drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare Joseph Maguire, shkruan politico përcjell Klan Kosova.

Mandati i tij si zyrtari më i lartë i inteligjencës së Trump ka marr fund.

Javën e kaluar, Senati i SHBA-së konfirmoi se Kongresmeni John Ratcliffe do të pasojë Grenellin në këtë detyrë.

Në fillim të marsit, “Daily Wire” raportoi se Grenell kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai nuk dëshironte të kthehej në Berlin pasi të mbaronte pozita e përkohshme në krye të inteligjencës në Washington.

Në atë kohë, megjithatë, nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë, as nga Ambasada në Berlin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco