Haziri po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit

Haziri po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit

16:53, 23/05/2020

Avni Zogiani, zëvendës ministër i Infrastrukturës e Mjedisit, tha se kur Haziri thotë, nesër i jap 14 fshatra të veriut për Preshevë e Bujanovc, ai e di mirë se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit... sepse ai e di mirë se faktorët ndërkombëtar nuk e marrin fare parasysh pjesën e dytë të kësaj fjalie, sepse veç territorin tënd mund ta falësh.

"Pra Thaçi e Haziri thjesht tregojnë gatishmërinë e liderëve kosovar për të dhënë territor...! Kështu është luajtur gjitmonë loja, liderët kosovar kanë dhënë territor e sovranitet të Kosovës, duke bërë premtime për gjëra që nuk janë në dorën e tyre... llafet e premtimet mbi gjërat për të cilat nuk vendosin Haziri e Thaçi & Co. gjithmonë kanë qenë ambalazhi me të cilin ata i kanë mbeshtjellur dhuratat për Serbinë e për fqinjët tjerë (Malin e Zi, p.sh)...", tha Zogiani.

Sipas tij  nesër në tryezën e negociatave, Haziri e Thaçi, nuk do të pyetën nëse e duan Preshevën e Bujanovcin, por nëse e dhëjnë veriun!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco