Specialja dhe policia po hetojnë  kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti

Specialja dhe policia po hetojnë kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti

15:04, 23/05/2020 Nga B. T

Që nga ndryshimi i cili ndodhi me votën e sovranit me 6 tetor të vitit 2019 dhe zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër me 3 shkurt të këtij viti, në vendin tonë kanë ndodhur zhvillime interesante jo vetëm politike, por edhe shëndetësore pas përhapjes së pandemis globale e në të gjitha fushat e jetës.

Nga ana tjetër me 25 mars rrëzohet qeveria e Albin Kurtit nga mocioni i LDK-së.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve nga zyrtarë të lartë politik, institcional e të tjerë, ka pasur edhe kërcënime, akuza, abuzime, shkarkime, mos respekim të masave shëndetësore gjatë pandemisë e gjëra tjera të cilat dyshohet se ka edhe elemente të veprave penale.

Me 17 maj kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe udhëheqësit e LVV-së u kërcënua nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Garda  Vullnetare Shqiptare. 

Organet e ndjekjes dhe hetuesisë në disa raste janë bërë sikur nuk i kanë parë e dëgjuar duke i mbyllur sytë e veshët.

Edhe për kundër këtyre përplasjeve, kërcënimeve, akuzave, abuzimeve që qoi në shkarkime jo të pakta në ndërmarrje publike e institucione, mos zbatimit të masave gjatë pandemisë e mos veprimeve institucionale nga ana e zyrtarëve të lartë institucional e politik, asnjë rast i nivelit të lartë nuk ka nisur të hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. 

Derisa Prokuroria Speciale dhe Policia janë duke hetuar komunikatën e lëshuar nga Garda  Vullnetare Shqiptare. 

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale Ekrem Lutfiu, tha për "Syri.net", se Prokuroria Speciale ka pranuar një raport nga ana e Policisë së Kosovës lidhur me ketë rast, PSRK është  në fazën e hetimeve dhe për momentin nuk mund të japim me shumë informata.

Edhe nga Zyra për Infromim e Policisë thonë për "Syri.net", tregojnë se Policia e Kosovës, në këtë Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco